“Ti e ke gruan nga Serbia”! Gazetari serb provokon Berat Gjimshitin, ja si përgjigjet kapiteni ynë 

Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e sotme kundër Serbisë, në derbin e Ballkanit. Një ndeshje e cila do të ketë vëmendjen e të gjithë tifozëve shqiptarë, të cilët do të jenë mes tensionit të madh për 90 minuta në Air Albania. Nëse Serbisë i lejohet edhe një hap i gabuar në Air Albania, për Shqipërinë është e kundërta, cdo kombinim tjetër përvec fitores do t’i dërgonte kuqezinjtë jashtë garës për kualifikimin në Botëror. 

Ndërkohë serbët kanë filluar me disa lëvizje të cuditshme përpara takimit. Në fillim media serbe Kurir ka spiunuar lojtarët e Shqipërisë në stërvitje. Më pas ishte trajneri i Serbisë, Stojkovic, i cili e ka mbyllur konferencën duke folur në gjuhën shqipe: “Faleminderit shumë”. 

Një tjetër provokim ka ardhur për Berat Gjimshitin nga një prej gazetarëve të Serbisë. Ai ka pyetur kapitenin e Shqipërisë rreth gruas së tij që është me origjinë nga Serbia, modelja Alisa Milenkovic. Gazetari serb e ka pyetur Gjimshitin se çfarë mendon ajo rreth kësaj ndeshje dhe përgjigja e kapitenit tonë ishte e qartë. 

Kronikë 

Pra Gjimshiti ia ka bërë të qartë gazetarit serb se jeta e tij personale dhe familjare nuk duhet të përfshihet në një ndeshje futbolli dhe se gazetari duhej të fliste vetëm për ndeshjen, jo të prekte familjen e tij. Pak kohë më parë, Berat Gjimshiti doli në një podkast me Heidi Lushtakun, ku tregoi më shumë rreth lidhjes së tij me gruan serbe. 

“Gruaja serbe? Është lindur në Zvicër, si edhe unë. Jemi takuar atje nga miqtë e përbashkët. Në fillim ishte shoqëri dhe pastaj u zhvillua në dashuri. Ishte një dashuri e ndaluar, por unë më shumë kisha merak për prindërit e mi se ne cdo gjë e bëjmë për ta. Ishte frika e madhe e familjes dhe tani tema shqiptar-serb nuk ka vend më për ne, jemi familje e madhe”, tha Gjimshiti./ Sport Ekspres/