Tifozët e Bayer Leverkusen vërshuan në rrjetet sociale me pyetje rreth atmosferës që ekzistonte në ndeshjen mes skuadrës së tyre dhe Liverpoolit në Champions League, që u mbyll në shifrat 4-0 në favor të anglezëve. Pas ndeshjes, ish-lojtari i Liverpool-it dhe tani trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, foli për atmosferën në Anfield.
“Ne mund të shpjegojmë shumë gjëra, por si ta kontrollojmë këtë atmosferë të krijuar nga tifozët e Liverpool-it. E di që lojtarët e ndjejnë këtë. Është një forcë shtesë, lojtarët mendojnë se kanë tifozë të tillë pas vetes”, tha Alonso.
Megjithatë, jo të gjithë në stadium u mahnitën nga vizita në Anfield. Tifozët e Bayer Leverkusen pretendojnë se atmosfera në Anfield krijohet përmes altoparlantëve të vendosur pranë fushës. Sipas tyre, atmosfera në Anfield është 100% e përforcuar nga altoparlantët në fushë dhe zëri është totalisht jo real, duke e konsideruar si një turp të madh. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/