“Tifozët e Parmës do festojnë nëse shënon gol Interi”, ish-lojtari i Napolit paralajmëron Conte-n: Nuk do luhet fare futboll 

Sot ka jo pak emocione në Serie A, aq sa mund të thuhet se në këtë mbrëmje do të vendoset përfundimisht titulli kampion. Shpresa e vetme e interistëve është që Napoli të ndalet sot në transfertë ndaj Parmës, ndërsa nëse e fiton këtë takim, atëherë çdo gjë do të bëhet më e lehtë për ndeshjen e fundit. 

Ish-sulmuesi i Napolit, Roberto Sosa, ka folur për mediat italiane duke lënë të kuptohet se çfarë do të na presë në ndeshjen e sotme. “Nëse Lacio shënon gol në San Siro, tifozët e Napolit do të festojnë në Parma, ashtu si edhe nëse Interi do të shënojë gol, festa do të shpërthejë te tifozët e Parmës për të futur në presion Napolin. Nuk pres që Napoli të luajë futboll ndaj Parmës, pres vetëm topa të gjatë një Napol shumë agresiv që të fitojë shumë duele për topin e dytë”, tha Sosa. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/