Tifozët e presin si Ronaldo, këndojnë për shqiptarin! Rei Manaj si Demiral, kërkon bashkimin e turqëve në një shtet (VIDEO)

Rei Manaj është pritur si një yll i madh i futbollit te Sivaspor. Mund të thuhet me siguri se ky sulmues nuk do ta ndiejë në asnjë vend tjetër të njëjtën dashuri që ka marrë nga tifozët e Sivaspor. Ata prisnin që sulmuesi shqiptar të largohej, por për momentin Manaj mbetet ende pjesë e Sivaspor.

Në rrjetet sociale po qarkullonte lajmi rreth datës dhe orës kur Rei do të zbriste në shtëpinë e tij. Për këtë arsye ishin disa tifozë që u mblodhën për të pritur Manajn dhe për të kënduar për të. Futbollisti i Kombëtares po trajtohet si të ishte Cristiano Ronaldo dhe padyshim që një mbështetje të tillë nuk e ka marrë më parë në karrierë.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, është fakti se Rei Manaj ka përsëritur lëvizjen për të cilën Demirali është dënuar në Europianin e Gjermanisë. Bëhet fjalë për simbolin e grupit që konsiderohet si eksremist në Austri, “Ujqërit Gri”.

Kjo simbolizon një lëvizje për bashkimin e të gjithë popujve turq në një shtet dhe sipas kësaj ideologjie, raca turke është më superior se të gjithë të tjerat. Demirali e bëri këtë simbol dhe u dënua, ndërsa Rei Manaj ka zgjedhur që ta bëj sërish në momentin kur është rikthyer në shtëpinë e tij, përpara tifozëve që kishin dalë për ta pritur, duke e ditur fare mirë se kjo do t’i emociononte shumë. /Sport Ekspres/