Tifozëve të Milanit u soset durimi, ultrasit boshatisin stadiumin në shenjë proteste: Na keni acaruar durimin

Tifozëve të Milanit u është sosur durimi. Kriza e rezultateve të skuadrës kuqezi ka bërë që ultrasit të reagojnë në mënyrën e tyre. Mbështetësit besnikë të Milanit kanë vendosur që sot të protestojnë duke hyrë me vonesë në stadium.

“San Siro” është i boshatisur në prag të sfidës kundër Lacios, teksa tifozët kanë vendosur të hyjnë në stadium në minutën e 15 si shenjë proteste për rezultatet negative të skuadrës së tyre të zemrës. Ata kanë shpalosur një baner, ku shruhet: “Lojtarë, trajner dhe drejtues, na keni acaruar durimin”./Sport Ekspres/