Klubi Tirana ka njoftuar sot ndryshime në strukturat drejtuese të saj. Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, bardheblutë kanë bërë me dije se Vangjel Miles i është besuar një detyrë e re në klub. Ai është larguar nga roli i zëvendës trajnerit, për t’u emëruar Drejtor Teknik i Akademisë së Futbollit Tirana.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton se Vangjel Mile do të jetë Drejtori Teknik i Akademisë së Futbollit Tirana. Mile ishte së fundmi zv. trajner i ekipit të parë KF Tirana, por duke parë eksperiencën që ai ka, klubi i ka besuar këtë pozicion të ri. Kemi besimin se Mile do të jetë një ndihmë e madhe dhe urë lidhëse e fortë mes talenteve të së ardhmes dhe kontigjentit të ekipit të parë.
KF Tirana e falënderon për kontributin e dhënë si pjesë e stafit teknik në ekipin e parë KF Tirana, duke i uruar suksese në detyrën e re, si pjesë e strukturës më të rëndëishme të Akademisë bardh’ e blu”, ka njoftuar klubi Tirana./Halit Delibashi-Sport Ekspres/