Orges Shehi ka arritur të fitojë gjyqin përballë Tiranës në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF. Bëhet fjalë për mënyrën sesi bardheblutë u ndan nga trajneri, në fillimin e tetorit. Kryeqytetasit vendosën që ta pezullonin, jo ta shkarkonin trajnerin, duke i penguar kalimin te Partizani.
Kështu çështja përfundoi në Dhomën e Zgjidhjeve të Konflikteve dhe aty ishte Orges Shehi që fitoi. Tani Shehi është një trajner i lirë dhe mund të shkojë në çfarëdo ekipi që dëshiron. Nga ana tjetër, Tirana duhet t’i paguajë Shehit pagën e plot deri në tetor pasi sipas verdiktit, Tirana e ka shkarkuar Shehin në mënyrë të njënashme. /Sport Ekspres/