Tirana ndal kampionët e Shqipërisë, Dinamo merr tre pikët përballë Elbasanit

Janë luajtur mbrëmjen e sotme dy ndeshjet e fundit të javës së tretë të “Abissnet Superiore”-s. Tirana ka ndalur kampionët në fuqi të Shqipërisë në një barazim 1-1. Egnatia kaloi e para në avantazh, teksa Zejnullai e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 16. Por vetëm 2 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Zharmuni ktheu sërish baraspeshën. Rezultati 1-1 qendroi i pandryshuar deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit.

Në krahun tjetër Dinamo ka mposhtur me rezultatin 2-1 Elbasanin. Itodo zhbllokoi rezultatin në minutën e 65-të, ndërsa në të77-n ishte Musta ai që vendosi sërish shifrat në baraspeshë. Për të siguruar fitoren mendoi Dejvi Bregu, i cili i dha tre pikët Dinamos pas golit të shënuar nga penalltia në minutën e 91-të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/