Sot në mbrëmje do të luhen dy ndeshje shumë të rëndësishme që do të vendosin titullin kampion në Serinë A. Interi do të përballet kundër Comos në transfertë, ndërsa Napoli pret në shtëpi Cagliarin.
Me një fitore të Napolit në shtëpi, sigurohet përfundimisht titulli kampion. Ndërsa do të përballet me Como-n, Interi do të lutet sërish për një tjetër dhuratë nga kundërshtari i Napolit, pasi me Parmën nuk e shfrytëzuan dot, këtë herë e presin dhuratën nga Cagliari.
Ndërkohë në mediat italiane theksojnë se te Cagliari do të bëjë rotacion për ndeshjen me Napolin. Një nga rotacionet prek portën, teksa pas shumë muajsh, është Alen Sherri që do të hidhet si titullar kundër Napolit. Kështu titulli kampion i Interi mund të kalojë nga duart e një portieri që deri vonë ka qenë pjesë e Superiores. /Sport Ekspres/