Tomas Myleri i jep fund karrierës me Kombëtaren: Tani do të jem një tifoz në tribunë

Tomas Myler ka marrë një nga vendimet më të rëndësishme në karrierën e tij. Futbollisti gjerman ka njoftuar sot largimin nga Kombëtarja. Lojtari i Bajernit të Mynihut ka shpërndarë një video-mesazh në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, përmes së cilës ka komunikuar dorëheqjen nga ekipi kombëtar i Gjermanisë.

“Tani do të jem një tifoz në tribunë”, kanë qenë fjalët mbyllëse të 34-vjeçarit. Në 14 vite karrierë me Kombëtaren, Tomas Myleri arriti që të shpallej kampion bote në vitin 2014, kur mposhtën në finale Argjentinën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/