“Topi doli te pankina ime dhe rivënia u krye te pankina e Bolonjës”, Inzagi i bindur: Nuk mbaroi kampionati këtu

Gara për titull e Interit është vështirësuar së tepërmi mbrëmjen e sotme. Zikaltrit u mposhtën nga Bolonja dhe tani ndajnë kreun me pikë të barabarta me Napolin. Simone Inzagi ka thënë pas përfundimit të ndeshjes për “DAZN”-in se kjo humbje nuk e ka mbyllur garën për titull. Ai ka shtuar se kalendari nuk duhet të përdoret si justifikim, pasi do të jetë i vështirë si për ta, ashtu edhe për Napolin. Ndërkohë Inzagi ka ngritur akuza për rivënien anësore përpara asaj që sollin golin e Bolonjës, pasi sipas tij u ekzekutua disa metra më sipër vendit ku topi doli jashtë vijës kufizuese.

“Topi doli në zonën time teknike dhe u hodh në zonën teknike të Bolonjës, kjo nuk mund të ndodhë. Kampionati nuk përfundon këtu, ka ende besim. Tani jemi shumë nervozë për të analizuar, por do ta bëjmë nesër me shumë qetësi. Sigurisht që nuk do të mbarojë këtu. Kalendari është relativ. Do të jetë i vështirë për ne, por edhe për Napolin. Duhet të ecim përpara me besim me performancat që po bëjmë, pa justifikime”, ka deklaruar Simone Inzagi./Sport Ekspres/