Torino ndodhet në mesin e tabelës në këtë sezon të Serisë A. Kjo skuadër po bën gati një revolucion për sezonin e ardhshëm, teksa tani luan pa objektiva pasi nuk rrezikon as rënie, por edhe ndodhet jashtë zonës së Europës.
Të paktën 7 lojtarë do të largohen nga Torino në merkaton e verës. Ky është raportimi që vjen nga mediat italiane, që po punon edhe për lojtarët e rinj që do të afrohen. Në listën e futbollistëve të ardhur gjendet edhe Cristian Shpendi i Cesenas.
Torino kërkon ta marrë këtë talent shqiptar në skuadër, por nëse ky transferim nuk do të kryhet, do të kalojë te Esposito nga Spezia. Kështu me të gjitha gjasat Shpendi do të jetë pjesë e elitës së futbollit italian sezonin tjetër, ndërsa pret ende një ftesë nga Shqipëria. /Sport Ekspres/