Torino i jep makthe Fonsekës në debutim, një gol në minutën e 95 shpëton Milanin nga humbja

Debutimi në stolin e Milanit nuk ka shkuar mirë për Fonsekën. Torino i ka dhënë makthe trajnerit portugez, të cilin vetëm pak minuta e ndanë nga humbja. Torinezët kaluan në avantazh në minutën e 30, kur Tiau shënoi një autogol. Në minutën e 64-t Morata fitoi një 11 metërsh, i cili u anullua më pas nga VAR.

Nuk vonoi shumë dhe Duvan Zapata dyfishoi rezultatin. Kur të gjithë prisnin fitoren e Torinos, erdhi edhe reagimi i Milanit. Fillimisht ishte Morata ai që ngushtoi shifrat në minutën e 88, ndërsa në të 95-n Okafori vulosi rezultatin përfundimtar në 2-2./Sport Ekspres/