Nevil Dede ishte i ftuar në emisionin Koha Shtesë ku ka folur sa i përket Kombëtares dhe ndeshjes me Poloninë. Gjithashtu figura e njohur për futbollin shqiptar ka folur edhe sa i përket rastit të Armando Brojës. I pyetur sesi mund të shpërthejë ky lojtar, Dede ka dhënë një sygjerim për FSHF, duke thënë se Silvinjo mund të dalë në përfundim më të mirë për Armando Brojën dhe lojtarët e tjerë të dalë nga moshat, nëse pyeten trajnerët që kanë punuar me të më përpara nga grupmoshat e Shqipërisë.
“Unë kam një këshillë. Në Federatë duhet të marrin në analizë të dhënat e cdo lojtari. Kush ka punuar me Brojën? Nevil Dede, Alban Bushi, tjetri, tjetri. Dhe ti merr secilin, e pyet sesi kanë qenë këta lojtarë në gjenezën e tyre, cfarë problemesh kanë pasur me sjelljen, me karakterin. Përshembull, Bajrami është hera e dytë që lë Shqipërinë. Ka debutuar me Brojën dhe pas tre muajsh më shkruajti dhe më tha: “Trajner, unë do iki prapë te Zvicra”. Lajmërova direkt presidentin Armand Duka dhe më tha: “Ruaj mesazhin, ta kemi për çdo rast”. Më pas iu lutëm, erdhi prapë dhe iku prapë”, tha Nevil Dede. /Sport Ekspres/