Kombëtarja e Argjentinës do të luajë kundër Kanadasë në gjysmëfinalen e Copa America në kërkim të një vendi në finalen e madhe të turneut. Në gjysmëfinalen e dytë do të luajnë Kolumbia dhe Uruguai.
Para ndeshjes, Lionel Scaloni foli në konferencën për shtyp dhe konfirmoi se Lionel Messi do të jetë gati për këtë ndeshje të rëndësishme, ndaj pritet që futbollisti i Inter Miami të jetë në 11-shen titullare. Trajneri i kampionit aktual të botës nga Katari vuri në dukje diçka që do të dëshironte të ndodhte në të ardhmen në lidhje me ekipet kombëtare nga Evropa.
“Do të doja të shihja një kombëtare evropiane të ftuar në Kupën e Amerikës, vetëm për të parë se si është, por edhe anasjelltas, që një nga përzgjedhjet tona të na përfaqësojë në Kampionatin Evropian”, tha Scaloni dhe sigurisht askush nuk do t’i marrë seriozisht deklaratat e tij dhe as nuk do të presë një “eksperiment” të tillë në një të ardhme të afërt, megjithëse nw futboll po ndryshon gjithçka. /Sport Ekspres/