Armando Broja nuk debutojë kundër Totenhemit në javën e parë të Premier League ashtu siç të gjithë prisnin. Sulmuesi shqiptar ka disa ditë që është zyrtarizuar te Burnley, por për shkak të kohës së gjatë të pushimit më parë, është ende pak larg ritmit të shokëve të ekipit.
Kështu trajneri Scot Parker vendosi që ta linte Brojën jashtë skuadrës për ndeshjen me Totenhem. Ai ka shpjeguar arsyen pas ndeshjes e cila është një rikonfirmim i asaj që folëm më herët.
“Duhet të punojë edhe pak më shumë. Nuk ka pasur punën e mjaftueshme që të futej në ndeshjen e Premier League, prandaj ne duhet ta trajtojmë me kujdes që të futet në ritmin e duhur”, tha Parker. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/