Egnatia do të rikthehet në shtëpi nesër për të luajtur ndaj Dinamo Minsk. Ekipi i drejtuar nga Tetova duhet të mbajë avantazhin 0-2 nga ndeshja e parë, për të kaluar në turin e tretë të Conference League.
Në dukje misioni është i lehtë, por nga rezultatet e kaluara, befasia e ardhur nga Egnatia është gjithmonë e madhe në ndeshjet e Europës dhe frika për një të papritur nga Dinamo Minsk qëndron aty, vecanërisht duke ditur edhe eksperiencën e kundërshtarit.
Nëse Egnatia do të mbante avantazhin, do të ishte hera e parë që kalon një tur në Europë. Nga krahu tjetër, kjo do të sillte edhe shkarkimin e trajnerit të Dinamo Minsk, Vadim Skripchenko. Që pas eleminimit me Ludogorest, drejtuesit e klubit lanë një takim me trajnerin për të biseduar rreth të ardhmes së tij, ndërsa edhe një tjetër humbje me Egnatian do të ishte fatale për të. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/