Trajneri i Gwangju nuk e lejon Jasir Asanin që të largohet, ja problemi që e ndalon shqiptarin të gjejë ekip tjetër

Jasir Asani ishte shumë pranë transferimit te Yakohoma në Japoni, por në fund, ky largim nuk u bë i mundur. Por çfarë ka ndodhur? Te Gëangju kanë ndryshuar mendje, trajneri i tyre, Lee Jung, ka deklaruar se dëshiron ta mbajë Jasir Asanin në ekip.

Gwangju ka bilanc negativ me shpenzimet e bëra dhe është e dënuar për të mos sjellë lojtarë të rinj. Për shkak të kësaj dhe faktit se Gëangju ka shkuar në gjysmëfinalen e Kupës, trajneri nuk dëshiron që Jasir Asani të iki tani pasi është pjesë e rëndësishme e ekipit, ndërsa synimi mbetet fitimi i Kupës.

“Jemi në një situatë ku nuk mund të rekrutojmë lojtarë dhe as nuk mund t’i largojmë lojtarët. Duhet t’i mbajmë lojtarët që kemi”, tha trajneri.

Kur u pyet nëse Asani ishte përfshirë midis lojtarëve që duheshin mbrojtur, ai u përgjigj: “Mund ta mendoni kështu”. /Sport Ekspres/