Edon Zhegrova nuk po merr më minuta te Juventusi. Shumë ndeshje vendimtare të humbura deri tani dhe mundësi të hequra për të shpalosur të gjithë talentin e tij. Para ndeshjes me Lacion, trajneri i Juventusit është pyetur sa i përket Edon Zhegrovës.
“Kur do ta shohim të luajë si titullar? Pyetje e mirë. Ai nuk ka luajtur për një vit, e transferuam, pastaj shkoi në ekipin kombëtar. Në stërvitje, sa herë që ai përpiqet pak më shumë, shfaqen disa probleme. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta ndërtojmë siç duhet”, tha Tudor. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/