Trajneri i ri i Chelsea heq Armando Brojën nga ekipi kundër Real Madrid, sulmuesi i Shqipërisë është gati zyrtarizimit në ekipin e ri?

Trajneri i Chelsea, Maresca, duket se ka vendosur që të mbyll përfundimisht derën e Armando Brojës te londinezët. Sulmuesi shqiptar nuk u aktivizua në miqësoren e fundit kundër Man City, ndërsa në mbrëmjen e sotme ndaj Real Madrid, Broja nuk gjendet as në stol.

Sipas të gjitha gjasave, futbollisti shqiptar është në tratativa për të nënshkruar me një tjetër skuadër këtë verë dhe e ardhmja e tij duket larg Chelsea. Mbetet të shihet se cili do të jetë ekipi i ri i Brojës. /Sport Ekspres/