Igor Tudori e ka nisur me fitore aventurën e tij te Juventusi. Bardhezinjtë kanë mposhtur Xhenoan në ndeshjen e parë të trajnerit kroat në krye të pankinës. “Zonjës së vjetër” i ka mjaftuar vetëm një gol mbrëmjen e sotme për të mposhtur Xhenoan.
Ndeshja u vendos nga Kenan Jëlldizi, i cili mes dy kundërshtarëve në zonë, ia doli ta dërgonte topin në rrjetë në minutën e 25. Me këtë fitore Juventusi shkon në kuotën e 55 pikëve, vetëm 1 më pak se Bolonja e vendit të 4-t./Sport Ekspres/