Rangersi ka nisur një sezon skandaloz në Skoci dhe në Europë duke marrë rezultate shumë të dobëta. Një tjetër trajner u shkarkua dhe u vendos që te Rangersi të vinte gjermani Danny Rohl.
Ndeshja e tij e parë ishte kundër Brann dje në mbrëmje në Europa League, atje ku humbi në shifrat 3-0. Por vërtet fantastike ishte veprimi i trajnerit pas kësaj humbje. Menjëherë pas ndeshjes, në ndeshjen e tij të parë, ai shkoi tek tifozët e Rangers duke u përballur me zemërimin në fytyrën e tyre, inatosjen dhe fjalët e thëna që gati gati dukej sikur do të kalonin në një konflikt fizik.
Ishte vetëm ndeshja e tij e parë dhe shumë lehtë Rohl mund ta shmangte këtë skenë. Madje edhe në aeroport, ai shkoi pranë tifozëve, i kërkoi falje për performancën dhe i kërkoi një shans për ta zgjidhur problemin. Pra një kurajo e madhe e treguar nga njeriu që mund të ndryshojë ekipin dhe mund të ringrejë Nedim Bajramin si dikur. /Sport Ekspres/