Trajneri kundërshtar në Turqi vlerëson shqiptarin: Pas Ikardit, të gjithë duan të marrin në ekip Rei Manajn

Rei Manaj ka zhvilluar një sezon spektakolar te Sivaspori. Shumë gola të shënuara dhe protagonizëm nga shqiptari, që shpërtheu papritur dhe ka arritur në kulmin e formës së tij. Menjëherë pas ndeshjes së djeshme mes Instabulspor dhe Sivaspor, trajneri kundërshtar ka vlerësuar Manajn.

Sipas Korkmaz, sulmuesi shqiptar është më i dëshiruari pas Ikardit. “Cilin sulmues do të doja që të blija pas Ikardit? Nëse më pyesni mua, unë mendoj se të gjithë duan Manajn”, tha Korkmaz. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/