Cristian Shpendi ka shkëlqyer në sezonin e kaluar me Cesenan. Shumë gola të shënuara, që e renditën atë në vendin e parë për radhën e golave të shënuara dhe që e ngjitën skuadrën në Serinë B.
Në një intervistë për mediat italiane, trajneri italian, Fabrizio Castori, ka folur sa i përket kampionatit në Serinë B. Ai është ndaluar veçanërisht te Cesena dhe talenti shqiptar, Shpendi.
“Cesena ka pasur gjithmonë një ekip që nxjerrë talente të rinj, talente të shkëlqyera. Shpresoj se tradita do të vazhdojë. Ka katër lojtarë me potencial të madh. Por mua më pëlqen veçanërisht Cristian Shpendi. Unë parashikoj një të ardhme të madhe përpara për këtë lojtar”, tha Castori. /Sport Ekspres/