TRANSFERIM I MADH! E konfirmon trajneri, Mirlind Daku shkon në ekipin e Serisë A si sulmues i parë

Kjo merkato vere nuk është mbyllur ende, por ujërat kanë lëvizur për yjet e Shqipërisë. Nuk kemi shumë transferime për lojtarët e Kombëtares, por ata më të rëndësishmit po e gjejnë ekipin e ri dhe e gjitha kjo mund të përkëthehet në sukses edhe për Kombëtaren pasi këta lojtarë do të jenë gati për ta mbajtur mbi shpinë në ndeshjet e radhës.

Armando Broja e ka lënë më në fund Chelsea dhe i është bashkuar Burnley. Përtej diskutimeve nëse Premier League është apo jo kampionati i duhur, këtë herë ka rëndësi fakti që Broja nuk është transferuar më në orët e fundit të merkatos së verës si dikur dhe mbi të gjitha, nuk është në huazim. Kështu te Burnley do të bëjnë gjithcka që vlera e kartonit të Brojës të rritet më shumë dhe ta ndihmojnë për të shënuar sa më shumë gola.

Nga ana tjetër Kristjan Asllani pritet ta bëjë lëvizjen në ditët e ardhshme, për të qëndruar sërish në Serinë A, këtë herë mes Bologna dhe Torinos, jo më në ekipin e Interit. Por transferimi më i papritur është ai i Mirlind Dakut. Sulmuesi shqiptar e ka nisur flakë këtë sezon në Rusi teksa në katër javët e para të kampionatit ka shënuar katër gola. Mirlind Daku pritet që të kalojë te Fiorentina në ditët e ardhshme të merkatos. Nëse ky kalim nga Rubin Kazan te Fiorentina që siguroi vjet një vend në Europë në Serinë A do të ndodhte, atëherë do të ishte më shumë sesa një hap përpara në karrierë.

Gjithcka e konfirmuar trajneri i Rubin Kazanit, që nuk u ndal me kaq, por u shpreh: “Mesa kam arritur të kuptoj, Fiorentina po kërkon të shes Moise Kean dhe janë të interesuar për të marrë Mirlind Dakun”. Pra sipas trajnerit të Rubin Kazan, projekti i Fiorentinës është për të shitur Moise Kean dhe për t’i besuar në projektin e ri si lojtar titullar, Mirlind Dakut. Kështu sulmuesi i Shqipërisë do të ishte lojtari kryesor në Serinë A dhe e gjitha kjo do ta kthente atë në fjalë të parë dhe do të shtonte mundësitë te Shqipëria për të pasur sukses në të ardhmen. /Sport EKspres/