Transferimi i Dakut dështoi në çastin e fundit, legjenda Arshavin: Mirlindi do të ishte një përforcim për ne

Mirlind Daku ishte vetëm një hap larg firmës me Zenitin e Shën Petersburgut. Gjithçka po shkonte në rrugën e duhur, por në çastin e fundit rroga e kërkuar nga lojtari shqiptar u kthye në pengesën që solli dështimin e këtij transferimi. Për këtë lëvizje është pyetur edhe ish-futbollisti i madh rus, Andrej Arshavini.

Ish-sulmuesini i Arsenalit, i cili tashmë ka një rol zyrtari pranë Zenitit të Shën Petersburgut, është pyetur nëse prania e Dakut do ta përforconte edhe më tepër skuadrën. Sipas “RB Sport”-it ai është përgjigjur se sulmuesi shqiptar do të ishte një përforcim i mirë për Zenitit, por gjithashtu klubit do t’i duhej të largonte një tjetër lojtar në sulm në rast se ky transferim do të përfundonte me sukses.

“Sigurisht që ai (Mirlind Daku) do të kishte qenë një përforcim për ne. Por Zeniti do të duhej që të ndante rrugët me dikë”, ka thënë Andrej Arshavini./Sport Ekspres/