Tre lojtarë 17-vjeçarë në fushë dhe 8 futbollistë të rritur në La Masia, Hansi Flik tregoi guxim që në ndeshjen e parë me Barcelonën

Barcelona e nisi me fitore sezonin e ri në La Liga. Katalanasit mposhtën me shifrat 1-2 Valencian në transfertë, ku të dy golat u shënuan nga Robert Levandovski. Dora e Hansi Flikut u ndje në ekip dhe entuziasmi për një ringritje të Barcelonës është i lartë.

Trajneri gjerman tregoi guxim të fortë që në ndeshjen e tij të parë zyrtare me blaugranat. Fliku hodhi në fushë nga minuta e parë tre lojtarë 17 vjeç. Bëhet fjalë ëpr Lamin Jamalin, Mark Bernalin dhe Pau Kubarsin. Ndërkohë, në 16 lojtarët e aktivizuar mbrëmjen e djeshme, 8 prej tyre janë rritur në La Masia ose kanë ardhur nga Barça B./Sport Ekspres/