Turneu “Eagle CUP”/ Luhen ndeshjet e ditës së dytë, fitojnë Partizani, Teuta, Apollonia & Dinamo City

Janë zhvilluar ndeshjet e ditës së dytë në turneun ndërkombëtar të futbollit për të rinj “Eagle CUP”.

Në fushën e Kamzës, Apollonia u përball me Hellas Veronën dhe dominoi takimin, duke fituar me rezultatin 3-0. Po aty, u luajt edhe ndeshja tjetër Partizani – Dream Team. Të kuqtë dhuaruan spektakël në fushë dhe fituan me rezultatin e thellë 6-1.

Ndërkohë, në “Niko Dovana”, Teuta u përball me Atalantën në një përballje të fortë që përfundoi 3-2 në favor të durrsakëve.

Takimi mes Dinamo City dhe 2 Korrikut përfundoi në barazim 1-1, ndërsa nga pika e bardhë triumfuan blutë me rezultatin 5-4.