“Turp që vetëm unë i them këto gjëra”, trajneri i Uruguajit ngre shqetësimin: Të varfërit nuk kanë më as futbollin

Marcelo Bielsa ka ngritur një shqetësim në deklaratën e tij për mediat. Trajneri i Uruguajit ka kritikuar kthimin e futbollit në një industri të mirëfilltë biznesi. Bielsa është shprehur se ky sport ka qenë gjithmonë pronë e të varfërve, të cilët tashmë e kanë humbur edhe këtë mundësi për të përjetuar pak lumturi në jetë.

“Futbolli është pronë e njerëzve. Të varfërit kanë shumë pak qasje në të blerit e gjërave që i bëjnë të lumtur. Ata nuk kanë para për të blerë lumturi. Futbolli është një nga gjërat e pakta që të varfërit mund të kenë. Por sot as atë nuk e kanë më. Është një turp që vetëm unë duhet t’i them këto gjëra, pasi do të më kritikojnë. ”, ka deklaruar Marcelo Bielsa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/