Informacion shqetësues erdhi nga kampi stërvitor i Legia Warszawa në Turqi. Juergen Celhaka ka pësuar një lëndim teksa po argëtohej me një top të madh gome.
Një lajm i keq ky teksa Celhaka po projektohet si titullar te Legia pas largimit të mesfushorit Slisz, te Atlanta United.
Gjatë një prej ushtrimeve stërvitore mesfushori shqiptar ka ndrydhur kyçin e këmbës dhe Legia.net raportoi se diagnoza fillestare është 4-5 javë pushim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/