Igli Tare e ka filluar mbarë punën e tij te Milani. Kjo aventurë e shqiptarit do të marrë përgjigjet dhe njëkohësisht përgjegjësitë e mëdha kur të nis sezoni në Serinë A, pasi pritshmëritë për Milanin janë gjithmonë të nivelit të lartë. Në një prononcim për Milan Tv, Modric, një nga afrimet e Tares, tregoi se arsyeja pse erdhi te kuqezinjtë ishte pikërisht shqiptari.
“Kisha disa oferta të tjera, por kur më telefonoi Milani, ishte e qartë për mua. E doja që në fillim. Gjithashtu u impresionova nga fakti që drejtori sportiv Igli Tare erdhi në Kroaci për të më prezantuar projektin dhe gjithçka rreth Milanit”, tha Modric. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/