Dinamo City është kualifikuar në fazën play-off të UEFA Conference League, pasi mundi Hajduk Split në “Air Albania” me rezultatin 3-1. Koha e rregullt e ndeshjes u mbyll 1-0, ndërsa në shtesë dinamovitët realizuan edhe dy gola të tjerë, duke siguruar një kualifikim historik.
Blutë e Dinamos dominuan takimin dhe golat u shënuan nga Baton Zabërgja, Eridon Qardaku dhe Hekuran Berisha.
Trajneri Ilir Daja e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Teqja (GK), Meksi, Dita, Aliji, Lorran, Nani, Gassama, Qefalija, Bregu, Zabërgja dhe Vila.
Dinamo e nisi takimin në sulm dhe pas disa rasteve të mira, zhbllokoi rezultatin në minutën e 14-të me Zabërgjën. Pjesa e parë u mbyll 1-0.
Fraksioni i dytë nuk prodhoi gola dhe ndeshja shkoi në shtesë, pasi në takimin e parë Hajduk Split kishte fituar 2-1.
Pjesa e parë e kohës shtesë nisi më mirë për kroatët, që barazuan me Fran Karacic. Por në pjesën e dytë, Dinamo ishte spektakolare. Fillimisht Qardaku shënoi golin e dytë, ndërsa Berisha vulosi kualifikimin.
Në fazën play-off të UEFA Conference League, Dinamo City do të përballet me Jagiellonia Bia?ystok. Ndeshja e parë do të luhet më 21 gusht, ndërsa e kthimit më 28 gusht.