Derbi i Manchester-it është zhvendosur në finalen e FA Cup. United-i e siguroi finalen falë penalltive, duke hasur vështirësi të mëdha kundër Coventry-t. Pavarësisht kualifikimit, Manchester United-i është përballur me kritika të shumta, pasi një pjesë e mirë e opinionit sportiv mbeti i zhgënjyer nga vështirësitë e që skuadra ndeshi ndaj një kundërshtari inferior në letër. Erik Ten Hagu është shprehur se reagimi karshi ekipit të tij është i turpshëm. Trajneri i Manchester United-it ka thënë se në futboll vlen vetëm rezultatin dhe se “djajtë e kuq” e morën atë.
“Reagimi, komentet pas ndeshjes me Coventry-n… ishte një turp. Ishte e turpshme nga ju. E kam fjalën për komentet. Futbolli i nivelit të lartë i referohet rezultateve. Ne ia dolëm deri në finale dhe e merituam. Jo vetëm në këtë ndeshje, por gjithashtu edhe në ndeshjet e tjera”, ka deklaruar Erik Ten Hag./Halit Delibashi-Sport Ekspres/