Fenerbahçja është kualifikuar sot në 16 më të mirat e Ligës së Europës. Skuadra turke ka eleminuar Anderlehtin me rezultat të përgjithshëm 5-2. Zhoze Murinjo ka deklaruar pas përfundimit të ndeshjes se tani është koha që lojtarët të pushojnë dhe të konsumojnë qebabë si shpërblim për arritjen e tyre.
“Jam i lumtur. Ia dolë për në raundin tjetër dhe nuk humbëm. Gjëja më e rëndësishme në këto lloj ndeshjesh është që të kualifikohesh dhe nëse nuk e humb ndeshjen është edhe më mirë. E meritojmë që të pushojmë tani. Meritojmë që të shkojmë në hotel dhe të hamë qebabë. Më pas do të shikoj serialet e mia, do t’i shijoj dhe mëngjesin e nesërm do të mendoj për derbin”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Sport Ekspres/