U kualifikuan në turin e dytë të Conference League pa luajtur fare, ja se me kë mund të përballet Dinamo 

U kualifikuan në turin e dytë të Conference League pa luajtur fare, ja se me kë mund të përballet Dinamo 

Fati i buzëqesh edhe Dinamos, jo vetëm Egnatias. Ekipi i Ilir Dajës është kualifikuar direkt në turin e dytë të Conference League, pa e bërë  turin e parë në Europë. Kjo pasi është përjashtuar ekipi irlandez Drogheda United që kishte të njëjtin pronar me ekipin e Silkeborg, e palejuar kjo nga UEFA.  Gjithcka u zyrtarizua nga ana e klubit dinamovit. “FC Dinamo City do të nisë rrugëtimin europian nga raundi i dytë kualifikues! 

Dinamovitët kalojnë në turin e dytë pas vendimit të UEFA-s për të përjashtuar nga gara skuadrën irlandeze Drogheda United Fc, të cilët kishin të njëjtin pronar klubi me ekipin Silkeborg IF, që po ashtu nisin nga turi i dytë kualifikues. Goglat për shortin e raundit të dytë, do të hidhen ditën e nesërme në Nyon”, shkruan ekipi i Dinamos. 

Por me kë mund të përballet Dinamo? Një short më i zgjeruar është aktualisht në dispozicion ku shihen shumë ekipe, nga ato të pamundura deri te ato më lehtë të arritshmet për të shkuar në fazën e tretë të Conference League. Në të shihen ekipe si Sparta Pragë, AEK i Athinës, Hajduk Split, Bashakshehir dhe Az Alkmar, por edhe ekipe të tjera më të lehta për t’u kaluar. /Sport Ekspres/