Berat Gjimshiti shqetësoi tifozët shqiptarë, por edhe trajnerin e Atalantës pak ditë më parë. Mbrojtësi shqiptar u largua përpara kohe nga fusha në ndeshjen e fundit në kampionat. Por nuk ka asgjë serioze për sa i përket gjendjes shëndetësore të kapitenit të Shqipërisë.
Gjimshiti është rekuperuar në pak ditë dhe sot rikthehet sërish si titullar në fushën e lojës. Gasperini ka vendosur ta aktivizojë nga minuta e parë mbrëmjen e sotme kundër Milanit. Ndeshja do të nisë në orën 18:00 dhe është e vlefshme për javën e 15 të Serisë A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/