U largua i dëmtuar nga fusha, trajneri i Atalantës vuan lëndimin e Gjimshitit: Kur humb një lojtar si Berati është e rëndë

Përballja kundër Kaljarit zgjati vetëm 55 minuta për Berat Gjimshitin. Mbrojtësi shqiptar u largua nga fusha e lojës për shkak të një dëmtimi. I pyetur pas ndeshjes për këtë lëndim, trajneri i Atalantës u shpreh se është tepër e rëndë të humbasësh një lojtar i Berat Gjimshiti.

“Më vjen shumë keq. Është e rëndë kur humb një lojtar si Gjimshiti. Shpresojmë që të mos jetë asgjë e rëndë. Tani dua të rekuperoj Xhorxho Skalvinin, edhe Hieni do të kthehet së shpejti. Kushdo që do të zëvendësojë Beratin dhe Odilonin do të luajë mirë dhe do të jetë gati për gjithçka”, ka deklaruar Rafaele Paladino në konferencën për shtyp pas ndeshjes./Sport Ekspres/