U ndëshkua me karton të kuq në minutën e 7, Kurtuaja i tërheq veshin shokut të ekipit: U bë ndeshja e dytë që ndodh i njëjti gabim

Reali i Madridit mori mbrëmjen e djeshjme fitoren e parë nën drejtimin e Çabi Alonsos. Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për spanjollët, teksa Asensio u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 7. Por Reali diti si ta menaxhojë lojën dhe në fund ia doli të mposhtte Paçukën me rezultatin 3-1.

Tibu Kurtuaja ka thënë për “DAZN”-in pas përfundimit të sfidës se u bë hera e dytë që ndodh i njëjti gabim te madrilenët. Portieri belg i ka “tërhequr veshin” Asensios, teksa është shprehur se shokët e tij të skuadrës duhet të tregohen më inteligjent në ndërhyrjet e tyre.

“U bënë dy ndeshje dhe në të dyja herët ndodhi pak a shumë i njëjti gabim. Duhet të jemi më tepër inteligjentë dhe të mos shkaktojmë goditje dënimi të tilla. Por nuk ka problem, do të luftojmë për të dhe do të fitojmë pa të (Asension)”, ka deklaruar Tibu Kurtuaja./Sport Ekspres/