“U ndiem të shantazhuar”! Gasperini habitet nga lojtari i tij: Donte të shkonte te Juventusi, nuk stërvitej më me ne

Atalanta ka sfiduar me sukses klubet më të pasura italiane për gati një dekadë, është një klub që ka fituar simpatinë e shumë tifozëve të futbollit. Megjithatë, duket se rrugëtimit përrallor po i vjen fundi. Mbrëmjen e së mërkurës, Gian Piero Gasperini shkaktoi një tërmet me deklaratat e tij për Teun Koopmeiners, një nga lojtarët kyç që vendosi të transferohej te Juventus.

“Gjithçka ishte në rregull me të deri javën e kaluar dhe më pas ai vendosi të transferohej në Juventus. Ai vendosi të mos stërvitej me ne ose të luante më për ne. Me një qëndrim të tillë, nuk mund të ishte i dobishëm për ekipin apo shokët e ekipit. Klubi nga ana e tij ka mbajtur një qëndrim shumë të vendosur, sepse ndihet i shantazhuar nga kjo situatë”, tha Gasperini. /Sport Ekspres/