Në mediat turke është përfolur së fundmi për një interesim të Gallatasarait në lidhje me Rei Manajn. Por këto lajme nuk i kanë pëlqyer trajnerit të Shivasporit. Bylent Ujguni ka thënë se drejtuesit e Gallatasarait nuk mund të takojnë asnjë prej lojtarëve që nuk u ka skaduar kontrata.
“Ai (presidenti i Gallatasarait) nuk mund të takojë asnjë lojtar që nuk i ka skaduar kontrata. Edhe sikur më i miri të vijë. Edhe nëse mbreti i tij vjen, ai nuk mund ta takojë”, ka thënë Bylent Ujguni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/