Armando Broja u rikthye në fushën e lojës pas një muaji mungesë. Sulmuesi shqiptar u aktivizua vetëm pak minuta, por të cilat i mjaftuan për të bërë diferencën. 22-vjeçari fitoi me mjeshtëri një 11 metërsh në minutat shtesë, e cila më pas solli barazimin 4-4 të Chelsea-t kundër Manchester City-t.
Broja ka marrë përgëzime të mëdha dhe pritshmëritë rreth tij tashmë janë të larta. Raheem Sterling-u është një prej atyre që kanë përkrahur sulmuesin e Kombëtares kuqezi. Futbollisti anglez ka shpërndarë një foto të tijën me Brojën në një “story’” në llogarinë e tij zytare në “Instagram”, ku gjithashtu shkruan: “Qendro gati”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/