Maldin Kaçurri ka përfunduar përvojën e tij te Morecambe. Pas huazimit, ai është rikthyer në radhët e Arsenalit, i cili zotëron kartonin e tij. Sipas Simon Collings-it, gazetarit të “The Sun”, disa klube janë të interesuara për shërbimet e 20-vjeçarit.
Këtë herë interesimi vjen nga një ligë më e fortë. Bëhet fjalë për skuadra që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Championship, i cili është kampionati i dytë për nga rëndësia në futbollin anglez. Gjithashtu vetë Kaçurri është i hapur për një tjetër huazim deri në fund të sezonit ose për një largim të përhershëm nga Arsenali./Sport Ekspres/