Rafael Leao është në qendër të vëmendjes pas fitimit të Superkupës së Italisë. Pak javë më parë rendimenti i tij ishte dukshëm nën nivel, ndërsa nën drejtimin e trajnerit të ri u shndërrua në njeriun e ndeshjes. Marrëdhënia e tij me Fonsekën ishte problematike, por situata ka ndryshuar tërësisht me Konseisaon. Leao ka folur me superlativa për trajnerin e ri në deklaratën e dhënë pas ndeshjes së mbrëmshme.
“Atë që ka bërë trajneri në pak ditë është e pabesueshme. Sapo e pashë, e ndjeva energjinë e tij. Mentaliteti dhe ndryshimi u panë menjëherë në fushë. Trajneri ka sjellë mentalitetin e duhur për të fituar. Shumë dëshirë dhe energji”, ka deklaruar Rafael Leao./Sport Ekspres/