U shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, Ismajli: Tani mund ta bëjmë gjumin të qetë

Ardian Ismajli është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes Piza-Torino. Mbrojtësi shqiptar ka folur për “Sky” pas fitores, ku ka dhënë përshtypjet e tij të para pas përfundimit të lojës. Ismajli ka thënë se Torino e meritonte fitoren dhe tashmë e ka lënë pas krahëve krizën e rezultateve.

“Jam i lumtur me çmimin, por gjëja më e rëndësishme ishte të merrnim tre pikët në shtëpi. Dhe e meritonim. Për Pizën, ishte ndeshja e fundit ku ata mund të kishin bërë një hap përpara, por ne luajtëm mirë. Tani mund të flemë të qetë. Nuk e meritonim këtë krizë, por që nga ardhja e D’Aversës, kemi ndryshuar”, ka thënë Ardian Ismajli./Sport Ekspres/