Manchester City barazoi me shifrat 1-1 kundër Everton. Një tjetër ndeshje ku “qytetarët” nuk fitojnë, megjithëse këtë herë fitorja ishte detyrim për të dalë nga kriza. Momenti i artë ishte me Haland në nisjen e pjesës së dytë.
Norvegjezi duhej të mposhte portierin e Everton nga penalltia, por nuk ia doli. Pikford ishte shumë i qetë në portë, madje zgjodhi që të luante psikologjikisht me kundërshtarin e tij duke u tallur me të para se të bëhej goditja. Pikford mban një shishe uji ku ka të shkruar me përqindje krahun se ku gjuajnë lojtarët kundërshtarë nga 11-metrat dhe krahu që zgjodhi sot me Haland, kishte 55% shanse që të ndodhte. Në një moment të tillë kaq dramatik, Haland do të zgjidhte logjikisht që të godiste atje ku ka tentuar më shumë herë që të shënojë nga penalltia dhe kështu Pikford doli fitues. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/