Elseid Hysaj ndodhet në një moment disi të vështirë të karrierës së tij. Në mediat italiane është raportuar prej kohësh që te Lacio, shkodrani nuk është pjesë e projektit të trajnerit të ri. Megjithatë për shkak të mungesës së ofertave, mbrojtësi shqiptar vazhdon të jetë pjesë e kryeqytetasve.
Në ditën e djeshme u publikua një tjetër lajm se Hysaj është përplasur me trajnerin Marko Baroni pasi ky i fundit nuk po e llogarit, ndërsa shkodrani mendon se duhet të jetë pjesë e projektit të Lacios. Por në një reagim të fundit në Instagram, Hysaj tregon se ky lajm është i rremë dhe nuk ka asnjë të vërtetë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/