“U thashë lojtarëve që s’duhet t’i bëjnë gjyqin shokëve”, Gega e pranon: Humbja në derbi të lë një tjetër impakt

Kryeqyteti është bardheblu. Derbi ka shndërruar Tiranën. Bardheblutë kanë shkëlqyer mbrëmjen e sotme, duke mposhtur me rezultatin 3-0 Partizanin. Pas përfundimit të ndeshjes Skënder Gega ka folur për emisionin “Super Gol” “RTSH Sport”, ku ka dhënë përshtypjet e tij të para për këtë humbje. Trajneri i Partizanit ka pranuar se humbja në një derbi ka një tjetër impakt.

“Të them të drejtën ka tjetër impakt humbja në derbi, por në sport pranohet, sidomos kur kundërshtari bën më mirë. Unë nuk pranoj vlerësimin e derbit. Ndoshta vjen nga eksperienca, ndoshta një pjesë e atyre që unë drejtoj, nuk e kuptojnë. Ka qenë një derbi i veçantë, duke u dënuar me 3 goditje standarde. Në momentin më të mirë që ne morëm masat dhe fushën, u bë ai gabim. Derbi ka impakt tjetër, është sensitive. U munduam, arritëm të shpenzonim të gjitha energjitë që kishim. Nuk arritëm të ishim agresivë dhe të merrnim përsipër.

Elbasani po bën shumë mirë, sot fitoi kundër kampionëve. Ne duhet të shohim veten tonë, nga nesër të bëjmë më mirë. Kjo humbje ishte jo e mirë, të paktën në këtë moment. Me Mintongon mendova të kisha më shumë ekuilibra, duke ndjekur javën që kaloi. Unë të them të drejtën e kam parë para ndeshje që ishte i tensionuar. Ai nuk po dilte, ishte gjithmonë në vonesë edhe në organizim. E kishim bërë edhe plan që Kote do futej shumë shpejtë në lojë. Me hyrjen e Kotes shpresova dhe mendova se ndryshoi diçka.

Bintsoukën javën që kaloi e kam ndërruar shumë shpejt, mendova se është rehabilituar, por ka mungesë freskësie. Hodhëm gjithë arsenalin, Eleken dhe Zekën. Duke menduar që kishim shpresë, pësuam goditje. Unë nuk jam i zemëruar, u thashë që s’duhet t’i bëjnë gjyqin shokëve.
Presioni ka qenë edhe para ndeshjes. Por një lojtar me eksperiencë dhe ne besojmë se ka kualitet… duhet të shikonim më shumë vertikalizime. Unë mendoj që nuk morëm përsipër në sulm. Kishim dy mesfushorë, por duhej të bënim shumë më tepër, të merrnin zonat boshe dhe të krijonin hapësira.

Janë larguar lojtarë cilësorë dhe kritikohet klubi. Unë mendoj se kanë bërë mirë që kanë ikur. Por më vjen çudi se asnjëri nuk ka shfrytëzuar këtë shans të artë për t’i zëvendësuar të larguarit në fushë. Kohë e shkurtër, 3 ndeshje në 7 ditë. Unë jam trajner, nuk shikoj gjërat që kanë ndodhur përpara, por nuk e mendoja që në këtë ndeshje të ndëshkoheshim në këtë mënyrë.
Kur nuk funksionojnë gjërat… unë para ndeshjes e gjatë gjithë kohës mund të kem 100 dilema në kokë, kur fillon loja thua nuk është si mendova ose ia dolëm. Baza ishte të luanim 4-2-3-1, me një ndryshim të vogël se Mintongo bëri mirë, por ndëshkimi e golat në atë lloj mënyre… Osmanllari ishte ai që hyri e zëvendësoi Bytyçin, por në pushim kishte tërheqje, E vetmja mënyrë është se kemi mungesa. Nuk është se i kemi të gjithë në dispozicion.

Me Osmanllarin, pavarësisht se ishim 2-0, kishin balanca, por mesfusha nuk mbështeti, lojtarët e sulmit nuk ishin të freskët. Gjithmonë me Bintsukën se e kam parë që është lojtar i sakrificës, por kur mbaron fizikisht nuk ka as sistem. Nuk e interpretuam mirë, aksidentalisht pësuam dy golat ndaj shumë pak mbetet për të folur për sistemin”, ka deklaruar Skënder Gega./Sport Ekspres/