Arijon Ibrahimoviçi është lojtari më i ri i Lacios. Futbollisti 19-vjeçar është transferuar në formë huazimi deri në verë, me të drejtë blerjeje për shifrën e 8 milionë eurove. Fabio Liverani ka dhënë pëlqimin e tij për këtë afrim në merkato. Ish-lojtari i Lacios është shprehur për “Radiosei”-n se Ibrahimoviçi është futbollist me cilësi që ka krijueshmëri në lojë.
“Ai është një lojtar me cilësi, me krijueshmëri. I pëlqen loja një kundër një. Është normale që nuk është mjaftueshëm i pjekur për kampionatin tonë. Më pëlqen. Problemi i vetëm është se ka pak kohë për të provuar veten”, ka thënë Fabio Liverani./Sport Ekspres/