Teo Hernandezi ka qenë në qendër të kritikave pas eleminimit të Milanit nga Liga e Kampionëve. Mbrojtësi francez la skuadrën me 10 lojtarë në minutën e 51-të, si pasojë e një simulimi në zonën kundërshtare. Hernandezi ka reaguar ditën e sotme përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”. Ai është shprehur se ndihet i irrituar nga eleminimi kundër Fejnordit. Gjithashtu ai i kërkon ndjesë publike shokëve të skuadrës dhe tifozëve që e la ekipin me 10 lojtarë. Megjithatë Teo Hernandezi zotohet se së bashku me Milanin do të ringrihet sërish.
“Futbolli është i paparashikueshëm. Ai na dhuron gëzime të mëdha, por gjithashtu edhe momente të dhimbshme. Sot ndjej një irritim të pamasë. I kërkoj falje të gjithë shokëve të skuadrës që i lashë me 10 lojtarë dhe i kërkoj ndjesë tifozëve që na mbështesin gjithmonë. Por ky klub është një familje dhe së bashku do t’ja rinisim. Ringrihemi të gjithë së bashku, duke nisur nga unë i pari”, ka shkruar Teo Hernandezi./Sport Ekspres/