“U zemërova me Taren, refuzoi 30 milionë euro për mua”, Lukaku tregon prapaskenat: Më tha se asnjë klub nuk do të më kërkonte

Xhordan Lukaku ka dhënë një intervistë për “SoFoot”, ku ka kujtuar periudhën e tij te Lacio. Mbrojtësi i majtë ka treguar se dëmtimet e shumta e kanë penalizuar së tepërmi në karrierën e tij, e cila sipas tij mund të kishte qenë krejtësisht e ndryshme. Lukaku ka kujtuar se pas vitit të parë te Lacio, Monako ka ofruar 30 milionë euro për kartonin e tij. Por Igli Tare refuzoi ofertën. Një vendim që shkaktoi mërzi të madhe te belgu.

“Pas sezonit tim të parë te Lacio, Monako kontaktoi vëllain tim për të nënshkruar me mua. Pesë ditë para përfundimit të afatit kalimtar të janarit ata ofruan 30 milionë euro për klubin tim (Lacion), por drejtori sportiv refuzoi. Isha i zemëruar, por kisha nënshkruar për katër vjet, nuk isha në një pozicion të fortë. Pastaj ishin problemet e gjurit…

Unë nuk mund të ngjisja as shkallët. Kur je i ri dhe je sportist i mirë, të dhemb. Më duhej të dilja në huazim për të luajtur sërish dhe për të treguar veten përsëri. E kishin lejuar (Riza) Durmishin të largohej nga klubi, kështu që unë nuk mund të largohesha. Përndryshe (Senad) Luliçi do të ishte i vetëm në krahun e majtë. Ishte një garë e shëndetshme. Pavarësisht rolit të tij si kapiten, unë po luaja.

Ai që nuk më pëlqeu ishte fjalimi i Lacios. Drejtori sportiv mendoi se nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të qëndroja gjithsesi, sepse sipas tij klubet nuk do të më kërkonin. Të nesërmen raportova një ofertë prej 21 milionë eurosh nga Njukestëlli vetëm që ai ta shihte”, ka treguar Xhordan Lukaku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/